“Takimi” që s’i lanë shteg krimit: Policia çmonton drogën dhe armët në Fushë Kosovë!

 

 

Operacioni i Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, i quajtur “Takimi”, i nisur sot në orën 15:00 është duke vazhduar edhe në lokacione të tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se në Fushë Kosovë janë kapur 2kg substancë e dyshuar narkotike dhe një armë.

Gjatë ditës, në Veternik të Prishtinës poashtu u kapën 2kg drogë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës deklaroi se është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…