Kosovë Kronikë Policore Lajme

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ulqin, ku ka humbur jetën një 17-vjeçar nga fshati Drenovc i Malishevës.

Sipas informacioneve fillestare, i mituri dyshohet se ka rënë nga një skelet gjatë kohës sa ishte duke punuar, duke pësuar lëndime të rënda që rezultuan fatale.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente pritet të zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.