Kosovë Lajme

Aksidenti në autostradën e papastruar nga dheu, reagon Burim Ramadani: Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet!

Analisti Burim Ramadani ka reaguar pas një aksidenti të rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Derisa ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ka thënë se “dikush nga Qeveria duhet të dënohet sepse mirëmbajtja e autostradës është obligim ligjor”.

Reagimi i tij i plotë:

Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet!

Duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor!

Lutem për jetën e të aksidentuarve!

Por, njëkohësisht, duhet të gjithë të kërkojmë që përgjegjësit në Qeveri të dënohen sipas ligjit!

P. S

Këto janë disa prej shumë fotove që më kanë ardh nga kalimtarë të rastit në aksidentin e para pak minutave në autostradën e papastruar nga dheu!

• Përgëzoj qytetarët që duket qartë se i kanë dalë në ndihmë emergjencave.