Ekonomi Kosovë Lajme

Fermerët e Istogut mbajnë sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e Istogut kanë paralajmëruar që sot do të nisen me traktorë drejt Prishtinës, për të mbajtur protestë para Ministrisë së Bujqësis.

Kjo protestë pritet të fillojë në ora 11:00.

Me traktorë dhe makineri të rënda, fermerët do të marshojnë drejt kryeqytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre pas zhvillimeve në fabrikën e përpunimit të qumështit Vita.

Sipas organizatorëve, protesta do të jetë paqësore, ndërsa synon të kërkojë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe adresimin e problemeve me të cilat po përballet sektori i qumështit.

Organizatorët kanë thënë se protestës pritet t’u bashkohen fermerë edhe nga komuna të tjera të Kosovës.