Sipas të dhënave zyrtare të sapopublikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2026, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka siguruar votat e mjaftueshme për të marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e re.
Ky mandat i siguruar nga PLE-ja vjen përmes një gare specifike brenda kampit politik të këtij komuniteti.
Përkundër faktit që Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – e udhëhequr nga Elbert Krasniqi – ka arritur të grumbullojë një numër më të lartë votash në nivel subjekti, të dhënat zyrtare të KQZ-së konstatojnë se aktualisht të dyja partitë rivale kanë siguruar nga 1 mandat (IRDK 1 dhe PLE 1).
Kjo bën që komuniteti egjiptian në këtë legjislaturë të ketë një përfaqësim të dyfishtë dhe të ndarë mes dy rrymave kryesore politike të këtij komuniteti në Kosovë.
