Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treguar në detaje se si bordi kishte marrë vendim për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Ilir Shala, pas një rasti të poshtërimit verbal me përmbajtje seksuale ndaj saj.
Gjatë emisionit, në Debat Plus, përmes telefonit foli edhe ish-kryeshefi i KOSTT Ilir Shala.
Ai mohoi se i ka thënë fjalët zyrtarisht, duke kërkuar falje ndaj saj.
”I kërkoj falje Ajrina Gashi Hamdiut për cfarëdo keqkuptimi”, tha Shala
Ndërsa Ajrina Gashi Hamdiu tha se e pranon faljen e tij, shkaku i dy vajzave të tij.
