Kosovë Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme


Të enjten, në Kosovë parashikohet të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale të shiut, veçanërisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Në zonat malore pritet të ketë reshje të izoluara bore.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 10-33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C.