Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme të ashpra ndaj Iranit, duke synuar kapacitetet ushtarake dhe mbrojtëse të vendit.
Sipas deklaratës së presidentit të postuar në Truth Social, forcat amerikane do të godasin marinën, forcën ajrore, sistemet e radarëve dhe mbrojtjen kundërajrore iraniane, me synimin për të neutralizuar një pjesë të madhe të kapaciteteve ushtarake të Teheranit.
Në mesazh, Trump përmend gjithashtu mundësinë e marrjes nën kontroll të Kharg Island dhe pikave të tjera të rëndësishme të infrastrukturës së naftës dhe gazit në Iran.
