Komuna e Prishtinës ka njoftuar se çdo të shtunë në orën 09:00 do të ofrohen shërbime falas shëndetësore në Gërmi.
Sipas njoftimit, një ekip i urgjencës mobile i Kryeqytetit, i përbërë nga mjek dhe staf teknik, do të jetë i pranishëm në Gërmi për të ofruar matje falas të shtypjes së gjakut dhe treguesve të tjerë bazikë shëndetësorë.
Po ashtu, theksohet se çdo të shtunë në orën 09:00, në Parkun e Gërmisë organizohen edhe ecje dhe vrapime rekreative në distanca prej 2 dhe 5 kilometrash.
“Pjesëmarrja është falas, pa karakter garues dhe e hapur për të gjitha grupmoshat, pavarësisht nivelit të përgatitjes fizike”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.
