Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ish-prokurori Blakaj: Në një atmosferë tensioni, në vitin 2016 kryem gërmime në veri të Kosovës

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka thënë se 10 vite më parë ishin bërë gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 personave të zhdukur më 19 prill 1999.

Blakaj tha se gërmimet ishin bërë më 4 gusht 2016 në pjesën veriore, saktësisht në fshatin “Mala Jabuka” në Zveçan, në një atmosferë të tensionuar, së bashku me një grup bashkëpunëtorësh nga IML-ja, tre hetues të krimeve të luftës, një përfaqësues të Komisionit Qeveritar dhe dy përfaqësues të kompanisë “Loti”.

Postimi i plotë i Blakaj:

Me datën 4 gusht 2016, si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, së bashku me një grup bashkëpunëtorësh nga IML‑ja, tre hetues të krimeve të luftës, një përfaqësues të Komisionit Qeveritar dhe dy përfaqësues të kompanisë “Loti”, në një atmosferë tensioni në pjesën veriore, saktësisht në fshatin “Mala Jabuka” në Zveçan, kishim kryer gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë 19 prill 1999….!

Pas disa përpjekjeve ndër vite, më datë 28 korrik 2026 pas gërmimeve të kryera në Zubin Potok, janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohen se mund të jenë të 23 intelektualëve të Mitrovicës, të vrarë gjatë kohës së luftës në vitin 1999. Është tepër e rëndësishme që hetimi përkatësisht për këtë rast por edhe për rastet tjera, të materializohet dhe të konfirmohet me aktakuzë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta dëshmuar qëllimin e aparatit shtetëror serb për ta zhdukur popullatën civile shqiptare!

Përgjigjja më e mirë ndaj propagandës serbe, e cila ka fshehur gjurmët e krimeve të luftës, si dhe vazhdimisht ka strehuar dhe mbrojtur të dyshuar dhe të dënuar për krime të luftës, është puna e përbashkët dhe përkrahja e të gjitha institucioneve ligjzbatuese, në mënyrë që të kemi rezultate që përfundojnë me aktgjykime dënuese.

POSTIMI