Intervistimi i Nurije Sylës, ish-vjehrrës së Arlinda Zekajt, ka nisur sot pas orës 10:00 dhe ende është duke vazhdua.
Ajo dyshohet për shtytje në vrasjen e Arlindës, e cila u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.
Nurije Syla dhe ish-kunati i viktimës janë ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, për vrasjen e Arlindës dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili ishte arrestuar më 27 tetor në Deçan.
Nga ana tjetër, avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha, ka ngritur dyshime se në vrasjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, përtej atyre që tashmë janë vënë nën hetim.
Pas arrestimit të katër personave lidhur me këtë rast, Berisha tha se ekzistojnë prova që mbështesin dyshimin për shtytje në vrasjen e 35-vjeçares.
Ai bëri të ditur se aktualisht nën hetim për këtë vepër janë ish-vjehrra e Arlindës dhe vëllai i të dyshuarit për vrasje.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e drejtësisë.
