Botë Lajme

SHBA-ja thotë se 51 anije u kapën si pjesë e bllokadës së porteve iraniane në Hormuz

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar për veprimet e fundit që janë ndërmarrë në Ngushticën e Hormuzit, lidhur me lëvizjet e anijeve.

Në përditësimet e fundit, Komanda Qendrore Amerikane ka njoftuar se 51 anije janë ridrejtuar deri më sot si pjesë e bllokadës së porteve iraniane.

“Një marinar amerikan që bën roje në këmbë në bordin e shkatërruesit me raketa të telekomanduara USS Michael Murphy (DDG 112) vëzhgon operacionet e fluturimit në Detin Arabik, ndërsa forcat amerikane zbatojnë bllokadën detare. Deri më sot, 51 anije janë udhëzuar të kthehen në port me qëllim që të ndalojnë anijet tregtare të hyjnë ose të dalin nga Irani.”, ka shkruar në X.