Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kllokot, mjeku gjen pa shenja jete pacienten në dhomë!

Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në Kllokot.

Sipas raportit 24-orësh, thuhet se trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Banja Nëna Naile, Kllokot  01.05.2026 – 16:00. Një mashkull kosovar–doktor, ka raportuar se në dhomën e spitalit, pacienti-viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni  mortore”, u tha në raportin e Policisë.