Bajrami: LDK-ja nuk bën marrëveshje politike me VV-në për kryeparlamentarin, i kanë edhe 14 parti tjera në dispozicion

 

 

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit  të përpjekjes së pestë për konsituimin e Kuvendit, tha se duhet marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por ka potencuar se LDK-ja nuk bëhet pjesë e kësaj marrëveshje.

Ajo ka thënë se ka parti tjera që kanë shprehur gatishmëri dhe është përgjegjësi e VV-së që të krijojë shumicën e nevojshme, shkruan gazeta KFVA.

“Ne e kemi thënë që nuk jemi të gatshëm të kemi marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet edhe me marrëveshje politike. Ne e kemi thënë se për LDK-në asnjë kandidat i VV-së nuk është i pranueshëm.

E kemi potencu se Dehari nuk ka asnjë autorizim të thërrasë takime konsultative. Ne s’kemi qenë. E kemi deklaruar votën tonë. Nuk jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje politike, nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromise me VV-në dhe për këtë arsye nuk kemi pse të marrim pjesë në takim.

VV-ja e ka përgjegjësinë për të krijuar shumicën dhe s’po mund ta bëjë. Janë 15 parti parlamentare. Ne nga fillimi kemi thënë se nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike dhe kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me parti politike. Janë edhe 14 parti tjera. është paaftësi e VV-së që nuk po mund ta bëjnë shumicën. Nëse VV-ja ka marrëveshje politike me partitë tjera, ato i marrin votat e atyre grupeve. Ne nuk kemi votë as për partnerët e koalicionit të VV-së”, tha Bajrami para mediave./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…