Boksieri shqiptar, Kristian Prenga do të përballet me Anthony Joshua me 25 korrik në Arabinë Saudite.
Nëse Joshua mund ta mposht Prenga, atëherë ai do të sigurojë biletën e tij për një ndeshje të shumëpritur me Furyn, e cila është planifikuar me kujdes për në nëntor.
“Anthony Joshua është një boksier i shkëlqyer, por bëri një gabim të tmerrshëm në llogaritjet e tij kur më zgjodhi mua si kundërshtar”, tha Prenga, sipas TalkSport.
“Ky është lloji i ndeshjes që ndryshon gjithçka në jetën time dhe të tijën. E di që ata kanë plane të mëdha përpara pas kësaj ndeshjeje. E di që po më anashkalojnë. Jam i lumtur për këtë.
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në Arabinë Saudite”, tha Prenga.
Prenga krenohet me një rekord prej 20 fitoresh, me të gjitha 20 fitoret e tij që kanë ardhur me nokaut.
Humbja e tij e vetme erdhi në vitin 2017 kur humbi me vendim unanim ndaj italianit, Giovanni Auriemma.
Prenga u ndesh për herë të fundit në shkurt kur rrëzoi Joe Jones brenda raundit të parë. Boksieri shqiptar ka lindur në Orosh të Shqipërisë, teksa tani banon në Edgewater të New Jersey-t.
