Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Podujevë, mëngjesin e së hënës.
Lajmin e konfirmaur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime”, njofton Ahmeti.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, përmbyll ajo.
