Kosovë Lajme Politikë

Mesazhet e grupit të VV`së në WhatsApp: Sinkronizim i plotë për bordin e RTK`së dhe Këshillin Gjyqësor

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës votoi për anëtarët e Bordit në RTK dhe për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Gazeta ka siguruar disa biseda në grupin e WhatsApp të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Sipas të dhënave, del se të gjithë kandidatët që VV-ja ka urdhëruar deputetët t’i votojnë, kanë kaluar.

Në mesazhin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, deputetët urdhërohen t’i votojnë për anëtarë në Këshillin Gjyqësor dy anëtarë: Bashkim Hysenin, dhe Ivana Milenkoviq nga komuniteti serb.

Kurse, për anëtarë të Bordit në RTK, bazuar në mesazhet e Nagavcit kandidatët që duhej të votoheshin janë: Valmire Thaçi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cernobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirjan Himaj.

Të gjithë këta anëtarë, u votuan në Kuvendin e Kosovës.

“Ejani se po votojmë. Votojmë për. Janë vetëm 3 pyetje dhe pastaj vazhdojmë me ligjet sipas skenarit. Duhet të jemi të gjithë për votim”, thuhet në mesazh.