Kosovë Lajme Politikë

LAJMI I FUNDIT/ Në ora 17:00 Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit

Kuvendi i Kosovës do të mbaj sot në orën 17:00 në një seancë të jashtëzakonshme oër çështjen e Presidentit.

Periskopi ka siguruar ftesën për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonsjmë ku do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës “Diskutimi lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

Kjo senancë është thirrur nga deptetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë siguruar 41 nënshkrime.

Periskopi ka siguruar ftesën e deputëteve

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në dy raste nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarave në lidhje me çështjen e Presidentit.

LVV-ja ka kërkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, si propozim “konkret dhe përbashkues” për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po rrezikon ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

Kurse nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në fundjavë kryeministrit Albin Kurti emrin e Vjosa Osmanit dhe i kërkoi kryeministrit garanci se 66 deputetë të mazhorancës do ta votonin atë.

Për këtë propozim të Abdixhikut, Kurti nuk është deklaruar ende.

Kurse, nëse nuk zgjidhet Presidenti i ri, Kosova do të mbajë zgjedhjet e reja brenda 45 ditëve.

Nëse nuk zgjidhet Presidenti i ri, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.