Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbajë mbledhje komemorative për akademik Rexhep Qosjen, i cili vdiq në moshën 89-vjeçare.
Sipas një njoftimi të ASHAK-ut, kjo mbledhje do të zhvillohet nga ora 11:00.
“Ju njoftojmë se nesër, më 24 prill 2026, në orën 11:00, në mjediset e ASHAK-ut, do të mbahet mbledhja komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Rexhep Qosjes”, thuhet në njoftimin e kësaj akademie.
