Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka bërë të qartë se deklaratat kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sikurse ajo e deputetit Fatos Geci, nuk do të lejohen asnjëherë në parlament.
Ajo tha sot në një fjalim në nisjen e seancës plenare të Kuvendit se deklarata e deputetit Geci për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ishte e “papranueshme, përçarëse dhe e rëndë”.
