Kosovë Lajme

Kreu vjedhje në prill, policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në identifikimin dhe gjetjen e një të dyshuari për vjedhje.

Me autorizim të prokurorisë për publikim të fotografisë dhe me të dhënat e rastit, dyshohet se personi në fjalë, më 24 prill të këtij viti, në rrugën “Rexhep Bislimi” ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

“Deri më tani, i dyshuari nuk është identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, të njoftojë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406” thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

POSTIMI