Kryeparlamentari , Dimal Basha ka kërkuar nga komuniteti serb në Kuvend që t’ia dorëzojnë emrin e kandidatit të tyre për nënkryetar të Kuvendit.
Nga Lista Srpska para foltores së Kuvendit doli Igor Simiqi i cili dorëzoi emrin e të propozuarit të tyre dhe më pas e prezantoi në foltore.
Kandidati i propozuar i Listës Srpska ishte sikurse herën e kaluar, Sllavko Simiq, i cili dështoi të marrë votat e nevojshme.
Për të votuan 9 për, 54 kundër dhe 42 abstenime.
Edhe në herën e dytë Simiq ka marrë 9 vota për, 54 kundër dhe 41 abstenime.
Ndërsa, në tentimin e tretë Simiq ka marrë 9 vota për 53 kundër dhe 42 abstenime.
