Kaja Kallas do ta vizitojë Shqipërinë më 8 prill

 

 

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas do ta vizitojë Shqipërinë më 8 prill. Gazeta ka publikuar edhe agjendën e takimeve që do të ketë ajo gjatë vizitës në Tiranë, e cila në rend të parë ka takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pastaj, ajo do të takohet me kryeministrin Edi Rama, tutje me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Gjithashtu, Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve.

Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë.

Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…