Lajme Sport

Messi, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Lionel Messi ka shënuar golin e dytë personal dhe të dytën e Argjentinës në ndeshjen përballë Austrisë, të vlefshme për Kupën e Botës.

Messi vulosi takimin në minutën e katërt shtesë të ndeshjes, falë insistimit të tij që ta gjejë portën, pavarësisht se një gjuajtje e tij iu prit nga Xaver Schlager, shkruan Insajderi.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar pesë gola në Kupën e Botës, po aq sa ka shënuar edhe Argjentina gjatë Botërorit 2026.

Messi shkon në kuotën e 18 golave, duke krijuar hapësirë edhe më shumë për golashënuesin më të mirë të Kupës së Botës. 

VIDEO