Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se administrata e tij po monitoron nga afër rastet e Hantavirusit, por theksoi se situata mbetet nën kontroll dhe është e ndryshme nga pandemia COVID-19. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara se të nisej për një darkë në fushën e tij të golfit në Sterling të Virxhinias, Trump tha se zyrtarët po e studiojnë me kujdes…