Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, ka reaguar përmes një video-adresimi drejtuar qytetarëve, duke theksuar se vendi po përballet me pasojat e mungesës së vullnetit politik nga shumica parlamentare. “Në kohë sfidash, është e natyrshme të ndiejmë pasiguri. Por, po aq e rëndësishme është edhe ta ruajmë qetësinë, besimin dhe përkushtimin ndaj shtetit…