Kosovë Lajme Shëndetësi

Përleshje fizike në Prishtinë, tre të arrestuar dy përfundojnë në QKUK

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 19:50.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka njoftuar se gjatë rastit është evidentuar edhe posedim i paautorizuar i armëve.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.