Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia godet kontrabandën e cigareve në veri, arrestohet shtetasi i Serbisë në Leposaviq

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë policore nga departamenti për kufi, në kuadër të mbikëqyrjes së shtuar të vijës kufitare, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, me datën 24.09.2026 në fshatin Bare-KK, Leposaviq, në vijën kufitare me Serbinë, kanë ndaluar një automjet me targa serbe, me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë.

Lidhur me rastin, në automjetin e lartcekur janë hasur mallra të kontrabanduara si në vijim:

– 34 pako x 50 ‘shteka’ me cigare të llojeve të ndryshme,

– 50 ‘shteka’ me cigare të një lloji tjetër.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, iniciohet rasti “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare”, ku personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa malli i kontrabanduar i është nënshtruar procedurave të mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj, me qëllim të vënies së kryesve të veprave penale përpara përgjegjësisë.