Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur të hënën mbrëma, u karakterizua nga mungesa e opozitës, tensione politike dhe dilema rreth procedurave kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Deputetët e shumicës parlamentare proceduan me votimin për dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, ku Feride Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk siguroi asnjë votë, me një fletëvotim të…