Kosovë Lajme Politikë

Votat me kusht, këta janë kandidatët më të votuar deri më tani

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar 28,85 për qind të votave me kusht të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje prin me 671 vota apo 40,99 për qind.

Pas LVV’së radhitet PDK’ja e dyta me 403 vota apo 24.62%, e pasuar nga LDK’ja me 243 vota apo 14.84%.

AAK’ja radhitet e katërta me 161 vota apo 9,84 për qind me 28,85 për qind të votave të numëruara me kusht.

Si radhiten top 5-shet e kandidatëve nëpër subjektet politike, me 28,85 për qind të votave me kusht të numëruara?

Lëvizja Vetëvendosje: Albin Kurti 547 vota, Glauk Konjufca 416 vota, Albulena Haxhiu 247 vota, Hekuran Murati 198 dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 190 vota.

Partia Demokratike e Kosovës: Bedri Hamza 319 vota, Përparim Gruda 252 vota, Arian Tahiri 185 vota, Uran Ismajli 173 dhe Sala Jashari 141 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës: Vjosa Osmani-Sadriu 154 vota, Lumir Abdixhiku 129 vota, Doarsa Kica-Xhelili 115 vota, Hykmete Bajrami 96 dhe Avdullah Hoti 87 vota.