Zyra e Kryeministrit njofton se ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Në njoftim thuhet se “së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”.
Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, “zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schëarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM”, përfundon njoftimi.
Ndryshe, të hënën kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme të organizojë brenda 72 orëve rishikimin e rasteve aktive me rrezik të lartë, ndërsa Ministria e Drejtësisë të përgatisë një raport të detajuar për veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e Zekajt
