Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik do të paguhet në fillim të secilit vit.
Murati ka thënë se paga e 13-të për vitin 2026 ishte paraparë me Ligjin e Buxhetit të këtij viti dhe se ajo është paguar gjatë këtij viti.
“E kam sqaruar më herët. Paga e 13-të ka qenë e paraparë me Ligjin e Buxhetit të këtij viti, që për vitin 2026 të paguhet në fillim të vitit. Pra, paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar sivjet”, ka deklaruar Murati.
Ai ka shtuar se edhe paga e 13-të për vitin e ardhshëm do të paguhet në fillim të vitit 2027.
“Paga e 13-të për vitin e ardhshëm paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Paga e 13-të do të paguhet në fillim të secilit vit”, ka thënë Murati.
