Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri,në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë.

Personi i plagosur A.B (mashkull) është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Tutje Ahmeti njoftoi se policia më koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si vrasje në tentativë.