Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vrasja e Arlinda Zekajt- Fillon protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”

Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime të ashpra ndaj institucioneve të Kosovës, ndërsa sot në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar, ku pritet të kërkohet përgjegjësi për mënyrën se si janë trajtuar paralajmërimet e viktimës për rrezikun që i kanosej.

Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Nga ky shesh është paralajmëruar marshim drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.