Kosovë Kronikë Policore Lajme

“Nuk jena dalë me thy na”- Familjarët e Arlinda Zekajt bëjnë thirrje të mos eskalojë protesta

Familjarë të gruas së vrarë në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Zekajt, janë parë prezentë në protestën që kundërshton vrasjen e grave, e cila po mbahet në sheshet e Prishtinës.

Të njëjtit në protestë kanë bërë thirrje tek protestuesit të mos eskalojnë në dhunë.

“Mos prishni, këto janë t’tonat. Nuk duam dhunë na. Nuk jena dalë me thy na”, dëgjohen familjarët duke thënë në protestë.

Protesta, në të cilën po kërkohet përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, po vazhdon në Prishtinë.