Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zhur të Gjakovës.
Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, të lënduarit janë paraqitur në Emergjencë rreth orës 17:30.
Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, tre personat e tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Dy prej tyre janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, ndërsa personi i tretë në Repartin e Kirurgjisë.
Sipas spitalit, gjendja e përgjithshme e këtyre tre pacientëve është stabile.
