Kosovë Lajme

“QIKA” realizon aksion simbolik para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të kuqe

Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, gjatë të cilit shkallët e ndërtesës janë lyer me ngjyrë të kuqe.

Aksioni u zhvillua një ditë pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt nga kunati i saj, në Vitomiricë të Pejës.

Përmes këtij aksioni simbolik, ngjyra e kuqe në shkallët e Qeverisë vjen në një kohë kur vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer vëmendjen te dhuna ndaj grave dhe përgjegjësia e institucioneve për mbrojtjen e tyre.