Kosovë Lajme

Termokos paralajmëron ndërprerje të ngrohjes në orët e para të ditës, përjashtim QKUK’ja

Konsumatorët e Termokosit në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ngrohje në orët e para të së shtunës.


Sipas kompanisë, ndërprerja vjen si pasojë e ndaljes së planifikuar të njësisë B2 në Termocentralin Kosova B, çka do të pamundësojë sigurimin e avullit të nevojshëm për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Gjatë kësaj kohe, furnizimi do të ruhet vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes sistemit që mbulon nevojat e këtij institucioni.

“Gjatë kësaj periudhe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores që mbulon nevojat e kësaj qendre.Kjo ndërprerje e përkohshme do të shfrytëzohet për të adresuar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës”, thuhet në njoftim.

Termokos ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve dhe ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull dhe normalizimin e shërbimit.

KOSOVA FREE VOICE AGENCY- Bota ndryshon. Faktet mbeten!