Botë Lajme

Tërmet i fuqishëm godet këtë shtet, ja sa ishte magnituta!

Një seri lëkundjesh sizmike është regjistruar të premten në zonën e Sicilisë, në Itali, duke bërë që të ndihen dridhje edhe në Palermo dhe në zonat bregdetare.

Sipas raportimeve të mediave italiane, më 23 tetor janë regjistruar disa lëkundje në Detin Tirren, përfshirë një tërmet me magnitudë 4.3 dhe një tjetër me magnitudë 3.6, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

Mijëra njerëz e ndjenë tërmetin, dhe zyrat dhe shkollat ​​u evakuuan.

Po ashtu, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm portokalli për rrezikun e cunamit.