Kosovë Lajme

Osmani në Vjenë: Historia ndryshohet nga njerëzit e zakonshëm që vendosin të thonë mjaft

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Vjenë, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Kongresit të Paneuropa, në tetor të vitit 2026.

Në fjalimin e saj, Osmani ka kujtuar rrugëtimin e Kosovës nga lufta drejt ndërtimit të një shteti demokratik, duke përmendur sfidat me të cilat është përballur vendi, përfshirë zhvillimin e arsimit në kushte të vështira, nën bombardime dhe rrethim.

“Kam parë një komb të dalë nga lufta dhe të ndërtojë një shtet demokratik nga hiri. Kam parë klasa të ndërtuara në tenda dhe arsimin të zhvillohet nën bombardime dhe i rrethuar nga tanket, por kjo u bë pikënisja e së ardhmes së një brezi të tërë. Dhe kam mësuar se historia nuk lëviz vetë. Nuk lëviz vetëm nga presidentët, kryeministrat dhe qeveritë. Në fakt, në çastet më vendimtare të një kombi, historinë e ndryshojnë njerëzit më të zakonshëm, të cilët vendosin të thonë: mjaft! Mjaft me urrejtjen, mjaft me frikën, mjaft me autokracinë, mjaft me propagandën…”, tha mes tjerash Osmani.