Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë vikendit, më 17 dhe 18 tetor, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 15 gradë.
Të dielën pritet rritje e temperaturave maksimale, të cilat do të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të mbeten nga 0 deri në 3 gradë.
Era të shtunën do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë, ndërsa të dielën nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
