Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia e Kosovës realizon operacion: Kap 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, pas hetimeve disa mujore lidhur me rastin e koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan, më datë 16.10.2026 rreth orës 21:40, ka realizuar një operacion taktik ku janë arrestuar dy persona.

Policia bën të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin se persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’, gjegjësisht janë duke bërë përgatitjet për transport jashtë vendi të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit janë kontrolluar dy shtëpi dhe objekte përcjellëse. Gjatë kontrollit, në njërën prej veturave (në bagazh) është gjetur dhe konfiskuar substancë,-dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me vlerë në tregun vendor rreth 80,000 (tetëdhjetë mijë) euro.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:

  1. 53 kilogramë substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë;
  2. 2 telefona mobil dhe
  3. 2 automjete me targa vendore.

Operacioni është mbështetur në terren nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) – Gjilan, si dhe nga Njësia e Forenzikës Rajonale Gjilan, e cila ka bërë fotografimin, evidentimin dhe tërheqjen e dëshmive nga vendi i ngjarjes.

Te dyshuarit: B.A., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar) dhe S.H., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), pas intervistimit në prezencë të avokateve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.