Protestat në Shqipëri janë shoqëruar me akte dhune edhe në Shkodër dhe Durrës, ku dy efektivë të Policisë kanë mbetur të plagosur nga sulmet me gurë dhe sende të forta.
Në Shkodër, një polic është goditur në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur kolegët e tij e bartin drejt automjetit të emergjencës.
Edhe në Durrës është raportuar për një efektiv të plagosur nga hedhja e gurëve dhe sendeve të rënda ndaj policisë.
Pas përplasjeve, Policia ka shoqëruar në komisariat 10 protestues. Dhuna në këto dy qytete vjen në një kohë kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me sulme ndaj institucioneve dhe dëmtim të pronës publike e private.
