Kosovë Lajme

Mot i ngrohtë dhe me diell sot, temperaturat nga 22 deri në 25 gradë Celsius

Kosova gjatë ditës së sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, veçanërisht gjatë ditës.

Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Në përgjithësi, dita e enjte pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.