Lajme Shqipëri

Aksident i rëndë në Itali- Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, lëndohen tre fëmijë!

Një 31-shqiptare humbi jetën ndërsa 3 fëmijë u plagosën në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e së dielës (22 nëntor), në Prata di Pordenone, në provincën e Pordenones në Itali.

RAI shkruan se makina doli nga rruga dhe më pas u përmbys. Sipas raportimeve, familja po udhëtonte për në Villanova, ku pritej të merrnin pjesë në një festë ditëlindjeje.

Viktima është Emanuela Shahini, me origjinë shqiptare, e cila udhëtonte me dy fëmijët e saj, 15 dhe 11 vjeç, dhe shoqen e tyre, e cila pësoi lëndime të shumta.

Më rëndë është vajza e saj 15-vjeçare, e cila u transportua me helikopter në spitalin e Udines, ndërsa dy të miturit e tjerë u transportuan me lëndime të kodit të verdhë në spitalin e Pordenones.

Zjarrfikësit dhe Karabinierët ndërhynë në vendngjarje. Hetimet janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, automjeti tip “Ford Fiesta” humbi kontrollin në një kthesë, për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut dhe u përplas me një bllok betoni para se të përmbysej.