Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, nuk janë të pranishëm disa prej ministrave të Qeverisë.
Përveç ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, në sallë mungojnë edhe Artane Rizvanolli, Dimal Basha, Fitore Pacolli, Armend Muja, Saranda Bogujevci, Hajrulla Çeku dhe Nenad Rashiq, shkruan Insajderi.
Kështu, në total, tetë ministra nuk janë të pranishëm në seancën ku po diskutohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa deputetët po zhvillojnë debat lidhur me ndryshimet e propozuara.
Seanca po zhvillohet nën vëmendjen e protestuesve dhe veteranëve të UÇK-së, të cilët jashtë objektit të Kuvendit po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në këtë ligj.
