Rritet numri i viktimave nga zjarri në Koçan – shkon në 62

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot për ndarjen nga jeta të Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001, i cili ishte në gjendje kritike që nga dita e parë pas plagëve të marra në ngjarjen tragjike që tronditi Koçanin muajin e kaluar, kështu duke u rritur numri i viktimave në 62, shkruan Gazeta KFVA.

Sipas të dhënave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, Stefanov ndërroi jetë paradite, pasi ishte intubuar dhe kishte kaluar në gjendje të rëndë që nga momenti i pranimit në këtë institucion shëndetësor.

“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në këtë tragjedi, humbën jetën 61 persona të tjerë, ndërsa rreth 196 të tjerë u lënduan.

Viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 25 vjeç dhe vinin nga qytetet e Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe Probishtipit. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti të grupit muzikor DNK, kur përdorimi i mjeteve piroteknike shkaktoi zjarrin që përfshiu shpejt të gjithë objektin.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…