Kosovë Lajme Politikë

Përplasje në komisionin për legjislacion: PDK-ja largohet për shkak të projektligjit për Specialen

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në mbledhjen e komisionit për legjislacion ka kritikuar të njëjtën pasi në rënd të ditës nuk është përfshirë projektligji për ndryshim-plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se ajo dhe deputeti Përparim Gruda nuk do të qëndrojnë në këtë mbledhje, pasi sipas saj, ky projektligj është me prioritet të lartë.

“Dhe për mua është krejtësisht joserioze që të ftohet komisioni për legjislacion dhe të trajtojmë sot gjashtë pika të rendit të ditës e të mos jetë i përfshirë ligji për Dhomat e Specializuara. PDK-ja konsideron që në këto rrethana nuk ka prioritet më të madh. Ne bashkë me zotëri Grudën nuk do të qëndrojmë në mbledhjen e komisionit, dhe pas diskutimit të zotëri Gruda do të lëshojmë mbledhjen”, tha Deliu-Kodra.