Kosovë Lajme

RTK-ja e Rilind Gërvallës me “fake news” për ish-krerët e UÇK-së, shtrembëron deklaratën e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar të pavërtetë dhe fyes raportimin e RTK-së se ajo kërkon uljen e dënimeve për ish-krerët e UÇK-së.

RTK-ja e cila nën udhëheqjen e Rilind Gërvallës, i cili më parë kishte qenë anëtar i partisë në pushtet, Vetëvendosje, është dënuar nga të gjitha instancat vendore jashtëgjyqësore, ndërkohë që në gjykatë beteja vazhdon, për raportimet e rreme për Nacionalen. Televizioni publik po vazhdon të raportojë njëanshëm dhe me “fake-news” edhe në një situatë komplekse si kjo me dënimin e krerëve të UÇK-së.

RTK, pretendon se PDK-ja ka kërkuar “uljen e dënimeve”.

Në një njoftim për media, PDK-ja thotë se e kundërshton aktgjykimin e shkallës së parë dhe kërkon lirimin e plotë të tyre.

Sipas partisë, nisma e saj për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara i shërben kësaj kërkese dhe sigurimit të mbrojtjes sa më të mirë në apel.

“Nuk pranojmë që kërkesa jonë për drejtësi dhe lirim të plotë të paraqitet para publikut si kërkesë për ulje dënimesh.”

PDK-ja kërkon nga transmetuesi publik ta korrigjojë kronikën, ta sqarojë qëndrimin e saj dhe të kërkojë falje publike.