Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për mbështetësit dhe grupet e organizuara të tifozëve të klubeve shqiptare, për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj UÇK-së dhe kujtimit të të rënëve për liri.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka theksuar se rivalitetet sportive mund të ndajnë tifozët mes ngjyrave dhe tribunave, por, sipas saj, UÇK-ja i bashkon shqiptarët në sakrificë, liri dhe dinjitet kombëtar.
“Ky bashkim nuk është thjesht gjest. Ai dëshmon se shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës u fituan me çmimin më të lartë dhe se mbrojtja e tyre mbetet detyrë e çdo brezi”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
OVL-UÇK ka bërë thirrje që ky amanet të ruhet, pavarësisht ndasive, “kudo që mblidhen shqiptarët”.
